
Juventus e ka seriozisht për të afruar Gigio Donnarumma-n. Klubi bardhezi ka propozuar një marrveshje për drejtuesit e Milan, për të pasur "gardianin" kuqezi sezonin e ardhshëm. Milan nuk po kalon një situatë të mirë dhe me mundësinë e mbetjes jashtë Europës, drejtuesit e "Djallit" dëshirojnë të mbushin arkat e klubit.
"Zonja e Vjetër" vjen me ofertë serioze për portierin, duke ofruar një shumë "cash" plus emra si Rugani apo Demiral. Donnarumma është përfolur për një largim të mundshëm më herët, duke pasur edhe krisje me tifozët kuqezi. Nga ana tjetër Juventus e sheh si pasardhës të Buffon, duke parë edhe moshën e tij të re.
Poll