
Juventus dhe Aaron Ramsey kanë ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin. Lajmi është bërë me dije nga klubi italian përmes një njoftimi në kanalin zyrtar. Lojtari kishte kontratë edhe për 1 sezon me “Zonjën e Vjetër”, por palët kanë vendosur t’i japin fund këtu marrëveshjes së tyre.
Prej javësh po negociohej për prishjen e kontratës, megjithatë vetëm sot u gjet gjuha e përbashkët. Siç bëjnë me dije mediet italiane, Ramsey do të marrë 3 milionë euro dëmshpërblim nga prishja para kohe e kontratës. Lojtari i përfaqësueses së Uellsit, u aktivizua në 69 ndeshje me Juventusin, ku shënoi 6 gola dhe dha 6 asiste.
OFFICIAL | Aaron Ramsey's contract with Juventus has been mutually terminated.
— JuventusFC (@juventusfcen) July 26, 2022
All the best, @aaronramsey! pic.twitter.com/t7rugqexRX