Mirel Josa ka folur pas barazimit 2-2 kundër Tiranës. Trajneri i Kukësit u shpreh i kënaqur me performancën e skuadrës së tij, megjithatë theksoi se potenciali është për të marrë më shumë. Në prononcimin e zakonshëm për mediet, tekniku kryeqytetas deklaroi:
“Normalisht për mënyrën si shkoi mund të quhet rezultat i mirë. Skuadra luajti siç i kisha kërkuar. Tirana na vuri në vështirësi në pjesën e parë me Torasën dhe Cale duke kapur qendrat e mesme. Kishim probleme kur fitonim topin. E ekuilibruam lojën me shënimin e golit tonë duke pasur parasysh mënyrën se si do të sulmonim Tiranën. Eze me Bekajn nuk ishte offside sepse po ruaja veprimin e tij, isha në një linjë me të.
Ky është një rast flagrant, por anësori kishte mendim tjetër. Unë do të shkoj në pjesën e dytë. U bënë shumë rotacione në vendosjen e ekipeve. Kam mendimin që golin e dytë e pësuam në një moment shumë kyç. Nuk mundëm të ekuilibroheshim nga goditja e këndit. Duke pasur parasysh që u kthye rezultati, për mendimin tim për aq pak mminuta, jam i kënaqur me barazimin si përfundoi ndeshja.
Europa? Unë nuk mendoj për Europën, por për ndeshjen e radhës. Dua të luhet futbolli drejt. Kemi përmirësim në lojën tonë.
Bisedë me arbitrin? Me arbitrin kisha diskutim që pas përfundimit të pjesës së parë. Isha i bindur që nuk ishte offside sepse Eze veproi shumë mirë me pasimin që mori nga Gashi. Ishte rasti më flagrant i ndeshjes që mund ta bënim 2-0. Problemi do të ishte se do të ishte shumë e vështirë për Tiranën për të luajtur. Sot për mendimin tim, normal kur ekipi mendon për sulmin, e bën gjithë skuadra. Ne humbëm ekuilibrin, sidomos te rasti i golit të dytë. Duhet të vlerësojmë dhe skuadrën e Tiranës se si luan futboll. Ishte më e rrezikshme se sa u kthye me 4. Në futboll janë gjëra që ndodhin. Unë ia jap eksperiencës së tyre. Edhe pas 2-2 duhet të ishim më të qartë. Lojtarët e mi kishin pak frikë. Nuk flas vetëm për mesfushën e përpara, por edhe për pjesën e mbrojtjes. Sot Kotobelli që u aktivizua ishte në gjendje të mirë. Kishim probleme në krah të djathtë, por duhet më shumë iniciativë. Unë s’u vë limit atyre.
Unë kam futbollistë që më shohin në dritë të syrit. Çdo lojtar që stërvitet me mua nuk do t’i mungojë motivimi. Nëse nuk do të luajmë 100 përqind, jam unë përgjegjësi kryesor. Secili ka objektivat e veta, qoftë edhe për vazhdimësinë në skuadër. Tirana? Unë gjithmonë do jem bardheblu, por jam edhe profesionist”, përfundoi ai.