Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Jo vetëm Superliga, njihuni me 6 përballjet në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme rikthehet të luhet futbolli në Shqipëri. Jo vetëm Kategoria Superiore, por edhe Kategoria e Parë do të zhvillojë sot javën e 3-të. 6 përballje interesante janë programuar për të luajtur në të dyja grupet.

Në grupin A, skuadrat vendase luajnë ndeshje të lehta në letër dhe kërkohet fitorja për të mos humbur terren me kreun. Korabi-Vora, Burreli-Partizani, Erzeni-Veleçiku dhe Dinamo-Oriku janë 4 ndeshjet që do të luhen në këtë grup në orën 14:00.

Në Grupin B do të luhen vetëm dy sfida, Lushnja-Tormori dhe Pogradeci-Egnatia. Të dyja ndeshjet premtojnë spektakël duke qenë se të 4-të ekipet pretendojnë vendin e parë që të dërgon në Superligë. Këtë javë, Elbasani do të qendrojë pushim, po ashtu edhe Turbina duke parë që Luftëari është përjashtuar nga kategoria e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga