
Fabian Ruiz po rritet shumë si lojtar. Këtë e tregojnë shifrat, me lojtarin që është kthyer në pikën kyçe të skuadrës së Napolit
. Ekipet e mëdha kanë filluar lëvizjet për të, ku deri më sot interes kishin shfaqur Barça dhe Real Madrid. Sipas britanikes "express sport", në garë për shërbimet e Ruiz është futur edhe Liverpool.
Të kuqtë kanë në plan të bëjnë një ofertë prej 74 milionë paundësh. Shifër kjo e lartë e që mund të "tundojë" drejtuesit napoletan.
Fjala e fundit i takon vetë lojtarit, por edhe Gatusso duhet t'i bëjë mirë llogaritë. Fabian Ruiz erdhi dy vjet më parë te Napoli pas një eksperince me Betis.
Poll