Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Java e ndryshimeve në Superligë, debutojnë sot tre trajnerë për tre skuadra

Shkruar nga NEWSPORT
Java e ndryshimeve në Superligë, debutojnë sot tre trajnerë

Në vetëm 5 javë të Superligës, në 10 skuadra që janë në total në elitën e futbollit shqiptar ka pasur tre lëvizje trajnerësh. Adolfo Sormani është larguar tashmë nga stoli i Partizanit, ashtu si Çezare Bexhi nga Teuta dhe Marselo Troisi nga Laçi. Zëvendësuesit e tyre janë përkatësisht: Sulejman Starova te të kuqtë, Roberto Çevoli te skuadra durrsake dhe Ramadan Ndreu te ajo kurbinase.

Ndërkohë që sot, të tre trajnerët që kanë marrë së fundmi detyrat e reja në skuadrat respektive do të debutojnë në Superligë për këtë sezon. Për Starovën dhe Ndreun nuk është një gjë e re, pasi janë emra të njohur të futbollit shqiptar, ndërsa për Çevolin e Teutës, sfida ndaj Skënderbeut do të jetë e para në Superligë.

Ndërkohë që si për rastësi, Partizani i Starovës udhëton nesër drejt Laçit të Ndreut. Një duel interesant edhe për këtë fakt.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga