Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Java e 22-të e Superligës, Starova bën analizën: Ndeshje e dytë që Kukësi luan keq, shansi i Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 22-të e Superligës, Starova bën analizën: Ndeshje e

Kjo javë në Kategorinë Superiore prodhoi mjaft rezultate surprizë. Tirana dhe Kukësi barazuan ndeshjet e tyre, ndërsa fituan Partizani, Teuta dhe Flamurtari. I ftuar në emisionin "Pressing", ish-trajneri Starova bëri një analizë të javës së 22-të.

"Kjo javë filloi me Tiranën që nuk arriti të fitojë, pritej vështirësia e ndeshjes për Kukësin në Ballsh. Para ndeshjes, barazimin do e konsideroja rezultat pozitiv për Kukësin.

Megjithatë, humbën një rast të artë, pasi u barazua vetëm në fund. Javë e artë për Partizanin dhe Teutën, që u afruan shumë. Për herë të parë, Laçi është larg 10 pikë vendit të parë. Deri tani, e kanë provuar tre skuadra vendin e parë, por asnjëra nuk është shkëputur. Flamurtari, gjë e bukur, fitoi. Kemi Vllazninë që shkon në Durrës dhe mposhtet.

Kukësi nuk ka mbrojtje brilante, është e dyta ndeshje që luan keq, edhe me Laçin. Ritmi i Ballshit është ndryshe nga të tjerët, sidomos në fushën e tyre, e favorizon fusha. Bylisi është skuadër që bën presion atje. Kukësi vuajti edhe kundër Laçit në 25 minutat e para, mund të pësonte dhe të dytin po të mos ishte për Xhikën. Edhe kundër Ballshit, mund të pësonin më shumë, 2-3 herë vendosje gabim në mbrojtje", tha Starova

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga