
Është stërvitur apo jo Tirana gjatë periudhës së pandemisë së Coronavirusit? Kjo ishte pyetja që shtronin të gjithë rivalët, madje publikisht trajneri Adolfo Sormani nuk nguroi të kritikonte bardheblutë.
Në një prononcim për Top Channel në lidhje me këtë çështje ka folur Ilion Lika, i cili ka deklaruar se dikush ka qenë xheloz për skuadrën e Tiranës, pasi janë stërvitur me thashetheme dhe spiunllëqe. Të mbledhur për të ngrënë Iftarin, “gardiani” i 24-herë kampionëve të Shqipërisë ka deklaruar:
“Normalisht që jemi stërvitur me probleme, me grupe, me thashetheme dhe me spiunllëqe. Se dikush ka qenë xheloz për asetet që ka fusha e Tiranës dhe përse jemi duke u stërvitur.
Të them të drejtën te lutjet e mia ka qenë që Tirana të dalë kampion. Përveç lutjeve që bëjmë për familjarët, miqtë dhe të dashurit. Shpresojmë që Zoti të ma pranoj lutjen për Tiranën”, tha ai.