
James Rodriguez pas barazimit 0-0 mbrëmjen e djeshme mes Liverpool dhe Bayern Munich është shprehur "Cadena SER" se ka ende kontakte me disa lojtarë të Real Madridit dhe se me shumë mundësi të ardhmen e tij do e vendosë në fund të sezonit. Nuk përjashtohet një rikthim tek Real Madrid sipas mesfushorit.
"Në Madrid kam gjithçka, siç është shtëpia ime dhe njerëzit që më duan mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit, por për momentin kam një kontrat me Bayern Munich. Dua të mbarojë këtë sezon dhe më pas të shohim. Kam ende kontake me disa lojtarë të Real Madrididt", ka thënë kolumbiani.
Poll