Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Jam i zoti të kontrolloj veten, më pëlqen Napoli dhe deti", RRAHMANI: Kam simpati për ekipin e Veronës

Shkruar nga NEWSPORT
"Jam i zoti të kontrolloj veten, më pëlqen Napoli dhe

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është në javët e fundit të aventurës me Veronën në Serie A. Qëndërmbrojtësi tanimë ka firmosur për Napolin, duke ndërruar skuadër por jo kampionat. Ish-lojtari i Partizanit dhekombëtares kuqezi, ka treguar eksperiencën te klubi aktual, kapërcimin në Serie A dhe aventurën e re.

"Kur erdha te Verona, kisha vetëm një qëllim, të jepja më të mirën dhe të dija deri ku shkonte kufiri i aftësive të mia. Interesimi i Veronës ishte i papritur. Isha në bisedime me klube të tjera, refuzova disa propozime sepse e dija që vetëm Seria A do të tregonte kapacitetin tim.

Jam i zoti të kontrolloj veten. Propozimi i Napolit nuk e ndryshoi qëndrimin tim. Kur erdhi oferta, diskutova me trajnerin tim Juric. Ai më tha se nëse pranoja ofertën, duhej të ruaja nivelin e paraqitjes me Veronën.

Kam respekt për Veronën dhe më vjen turp të flas për një histori që tani i përket të ardhmes. Kam kaluar shumë mirë këtu. Jam një profesionist dhe ishte nder të luaja për një klub që ka ambicie të renditet më lart. Napoli? Më pëlqen plazhi dhe deti", u shpreh mes të rjerash Rrahmani për Corriere dello Sport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga