
Juventus përballet nesër mbrëma në transfertë ndaj Genoas. Trajneri i bardhezinjve, Sarri ka folur për shumë tema në konferencën e zakonshme për shtyp. Rivali mbetet i rrezikshëm, pasi në Genoa luftojnë për mbijetesë. Diçka u tha edhe për lojtarë të veçantë, ku vlen të përmendet gjendja e Higuain apo kalimi i Miralem Pjaniç te Barcelona.
''Higuain? Ai është më mirë fizikisht. Sa i përket Pjaniç, ai është i qetë pasi do kalojë në një ekip të shkëlqyeshëm. Unë jam i lumtur për të dhe për zgjedhjen e tij. Ndeshja me Genoan është e ndërlikuar për ne. Ata duan pikët e mbijetesës dhe nuk presim një takim të lehtë'' - shprehet Sarri.
Poll