Taulant Seferi ka folur pas barazimit 2-2 kundër Kukësit. Sulmuesi i Tiranës ishte autor i një goli dhe asistoi për Elton Calenë në fundin e ndeshjes. Në prononcimin e zakonshëm pas takimit, ai deklaroi:
“Besoj se është vetëm kontraktim muskular. Kur i pasova Calesë e ndjeva menjëherë. Nesër do të bëj kontroll, por do të kalojë. Ne sulmuesit duam të bëjmë gola. Për mua si Taulant është rezultati i ekipit. E kemi merituar ta fitojmë 100 përqind. Fati nuk deshi dhe jam i zhgënjyer.
Objektivat? Kemi edhe shumë ndeshje, por është e vështirë. U desh të fitonim këtë sfidë. Shpresoj që takimet e radhës t’i fitojmë. Kemi bërë një super ndeshje sot. Unë besoj se kemi super ekip. Kishim shumë shanse, por nuk na eci fati. Besoj se kemi bërë super ndeshje. Unë po ndihem mirë.
Kombëtarja? Nuk e di, Kombëtarja i sheh lojtarët e Superiores. Unë besoj se jam afër. Nuk do të thonë gjë vetëm golat, besoj se jam afër.
Çfarë mund të korrigjojë Tirana? Besoj se duhet të luajmë më shpejt dhe më thjeshtë me topin. Nuk besoj se duhet ndryshim i madh”, ka përfunduar ai.