Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ishte në radarin e Atalantës, trajneri Gasperini "injoron" qendërmbrojtësin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte në radarin e Atalantës, trajneri Gasperini "injoron"

Klubi i Atalantës ka shfaqur interes për Marash Kumbullën. Zikaltërit duan shërbimet e mbrojtësit kuqezi që aktualisht është në pronësi të Romës. Christian Romero është drejt shitjes dhe kësisoj, shtatlarti i kombëtares shqiptare shihet si i duhuri për të zëvendësuar argjentinasin.

Siç bëjnë me dije mediet italiane, kjo pistë është hedhur poshtë nga trajneri Gian Piero Gasperini, i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për Merih Demiral. 23-vjeçari është pjesë e Juventusit prej 2019-tës, por hapësirat në formacion për të kanë munguar. Pritet të shihet nëse ky operacion do të përfundojë me sukses, nëse lojtari do të luajë ose jo përkrah Gjimshitit.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga