Berat Gjimshiti ishte mungesa e madhe sonte. Mbrojtësi nuk luajti ndaj Polonisë (kualifikueset e Botërorit), në Air Albania, në humbjen 0-1. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Kokën lart gjithmonë”.
Kështu, ai motivon djemtë e drejtuar nga Edi Reja, të cilët padyshim bënë gjithçka mirë sonte. Me këtë humbje, kuqezinjtë janë në vendin e 3-të me 15 pikë, ndërsa rivalët tanë polak shkojnë në kuotën e 17 pikë. Tashmë, shpresat për Play Off janë minimale, ose thuajse zero. Sifda e radhës është ndaj Anglisë.