
Arjan Peço nuk është më trajner I Basel U-21. Trajneri kolonjar prej vitesh ka qenë pjesë e zviceranëve duke nxjerrë lojtarë që kanë furnizuar ekipin A, ndërsa I është kërkuar nga klubi që të drejtojë moshat U18, vendim që nuk është pranuar. Me një eksperiëncë të gjatë te moshat, Peço u rrit në karrierë ndërsa për Procesin Sportiv ka rrëfyer edhe motivet se përse refuzoi ofertën.
"Po, është e vërtetë që u largova nga Baseli. Ata po bënin lëvizje tek trajnerët dhe më ofruan U-18. Nuk e mendova dy herë dhe refuzova ofertën. Ishte çështje krenarie dhe vlerësimi për punën time që nuk e kam pranuar. Pra nuk mund të shkoja te U-18. Por ka edhe një arsye tjetër, që po të shkoja atje atëherë do quhesha si trajner moshash përgjithmonë, por unë jam më shumë se aq dhe dua të ngrihem tani, për të stërvitur ekipe të para dhe profesioniste", tha Peço mes të tjerash.