
Tërmeti që goditi vendin tonë të martën e shkuar, ka trembur jo pak edhe futbollistët e Tiranës. Michael Ngoo dhe Edon Hasani janë dy lojtarët që kanë treguar përjetimet e tyre. Të tmerruar, si sulmuesi anglez, ashtu edhe mesfushori janë solidarizuar me fatkeqësinë që ka prekur shumë familje shqiptar.
Fillimisht ka folur Ngoo i cili është shprehur: "Ditën e parë isha i frikësuar. Tërmeti ndodhte për herë të parë në jetën time. Jetoj në katin e shtatë të një pallati, mendova se ishte një bombë. Mendova ashtu siç thoni edhe ju në shqip, "O Zot". O Zot më fal mëkatet e mia. Mora pantallonat dhe çelësat për të zbritur. Aty mora vesh që ishte një tërmet. Ishte situatë serioze pasi shumë njerëz humbën jetën. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet që humbën jetën. I telefonova Edonit dhe i thashë çfarë ishte kjo. Ndenja poshtë për dy orë. Edhe një herë mendja të shkon te njerëzit që humbën jetën dhe kjo është një situatë shumë e vështirë".
Më tej është Hasani që tregon përjetimet e tij: "Ishte tmerr
i vërtetë. Dola nga banesa dhe mora familjen në telefon. Të gjithë po dilnin
jashtë po hynin në makina për të ikur. E di atë imazh dhe e kam në mendje.
Ishim pushim në stërvitje dhe ika në Shkodër 3 ditë. Është keqardhje për
viktimat dhe familjet e tyre. Duhet të jenë të fortë dhe të kalojnë këtë
situatë".
Për sa i përket stërvitjes dhe ndeshjes së radhës me Kukësin, Ngoo ka
deklaruar: "Kur erdha në stërvitje ishte më qetësi në fushë, por sa herë dilnim
nga stërvitja mendja na shkonte njerëzit që humbën njerëzit dhe shtëpitë.
Lutjet e mia shkojnë për ta. Toka vijonte të lëkundej. Do të luaj për ato
familje që pësuan humbjen e të afërmeve. Do të luajmë për ta. Me Kukësin është
e vështirë por trajneri e ka përgatitur mirë. Do të japim 120% për njerëzit që
patën fatkeqësi. E kemi përgatitur mirë këtë ndeshje", është shprehur ai. Ndërsa
Hasani i ka vënë kapakun kësaj interviste dhënë për "Supersport":
"Ishte nisëm e marrë nga stafi dhe futbollistët ndihmat për të dëmtuarit. Ishte diçka normale në këtë tragjedi që ndodhi dhe duhet ta kalojmë sa më shpejt. Në stërvitje qëndruam me kokën mbrapa duke pyetur stafin nëse po bien tërmete dhe normalisht ndikon për keq. Kishim frikën e përsëritjes së diçkaje të tillë dhe nuk mund të stërviteshim normalisht. Ndoshta është koiçidencë, por edhe në shtator ra tërmet para ndeshjes me Kukësin dhe Kukësi ka ekip cilësor dhe pretendent për të dalë kampion duhet të jemi të përqendruar për të marrë më të mirën", tha Hasani.