Kukësi nuk mund të bjerë aq lehtë në presion. Skuadra me afrimet e reja. Mendoj që është një rregullt. Me pamjet që kemi, topi godet Ngoo-në në stomak. Nuk ka offside aty. S’ka dyshime aspak.
Astrit Hafizi është i ftuar në emisionin “Gol pas Goli” që drejtohet nga Vilma Masha. Ish-trajneri i Komëbtares, tashmë në rolin e analistit foli për humbjen e Kukësit kundër Tiranës me rezultatin 1-0 dhe pretendimet e klubit verilindor për gabimet e arbitrave. Ai kritikoi drejtuesit kuksianë duke vënë theksin në emrin e kundërshtarit, siç është Tirana.
“Kukësi është një skuadër që ka bërë diferencën në kampionatin shqiptar. Mos të merren me gjëra të ekzagjëruara siç janë rastet që ka gabuar arbitri. Është një veprim krejt i rregullt. Prioritet i jepet sulmi kur është diçka e diskutueshme. Nëse ti e çon flamurin, pse e ngren atë?
Kukësi është një skuadër që është në elitë. Ta kalojë dhe ta marrë me sportivitet. Ndoshta Tirana nuk është ajo që duhet të jetë, por ajo ka emër. Nuk është hata e madhe të mundesh nga Tirana pasi ajo ka historinë”, deklaroi ai.