Ish-sulmuesi i Vllaznisë bëhet me skuadër të re, zyrtarizohet në Greqi
Shkruar nga NEWSPORT
Arlind Kalaja është bërë me skuadër të re në këtë merkato dimri. Ish-sulmuesi i Vllaznisë ka mbyllur aventurën e tij në Suedi te skuadra e Fostiras.
28-vjeçari ka vendosur të vazhdojë karrierën në Greqi, teksa ka firmosur me Panionios. Lajmin e ka bërë të ditur klubi grek nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Panionios FC njofton blerjen e futbollistit Arlind Kalaja. Sulmuesi anësor 28-vjeçar ka qenë futbollist me te gjitha kombëtaret e moshave të Shqipërisë dhe në gjysmën e parë të sezonit luante me skuadrën e Fosterit.Ai erdhi në vendin tonë për herë të parë vitin e kaluar te Panelefsiniakos, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me fanellën e Vllaznisë, Kukësit, Kastriotit dhe Teutës në Shqipëri, si dhe Ljungskile në Suedi”, thuhet në postim.