Jahmir Hyka pavarësisht se nuk po grumbullohet më me Kombëtaren, ai është duke kaluar një sezon të mirë te Lezerni në Zvicër. Shënon ose jep asist, atij gjithnjë i rriten meritat e lojtarit lidër në skuadër. Ndërsa është shpërblyer me një tjetër trofe, duke u përzgjedhur "Lojtari i sezonit" në Zvicër.
"Jahmir Hyka është zgjedhur për herën e dytë radhazi "Lojtari i sezonit" nga FCL Fanclub Pilatusblick. Atij i është dorëzuar kupa e donatorëve nga Sandra Busser, e cila ishte së bashku me një delegacion tifozësh nga klubi", shkruan klubi i Luzernit.
"Ky çmim më bën gjithnjë e më të fortë, sepse ai është dhuratë prej tifozëve tanë të mëdhenj", deklaroi Jahmir hyka dhënësit e trofeut.
[caption id="attachment_15627" align="aligncenter" width="1024"] Jahmir Hyka dhe tifozët e Luzernit[/caption]