Në prag të ndeshjes së javës së katërt në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, ndërmjet Borecit nga Velesi dhe Shkëndijës së Tetovës, ka folur mbrojtësi kuqezi, Gledi Mici.
“Është e vërtetë që ky fillim sezoni për ne nuk është aspak i mirë pasi për Shkëndijën pretendohet shumë herë më shumë dhe gjithmonë të jetë në vend të parë. Por gjithsesi përgjegjësia më e madhe është e ne lojtarëve dhe duhet ta kthejmë këtë situatë sa më shpejtë.
“Shpresojmë që ndeshjen e ardhshme të marrim tre pikë. Patjetër që mund të jetë pasi një fitore neve na kthen moralin dhe të vazhdojmë veç me fitore. Kështu që do jemi të përqëndruar në maksimumin e kësaj ndeshje” deklaroi ish-mbrojtësi i Skënderbeut.
Java e katërt e kampionatit maqedonas është si më poshtë:
Boreci – Shkëndija
Rabotniçki – Akademija Pandev
Renova – Vardari
Struga TL – Shkupi
Sileksi – Makedonija Gj.P
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.