
Prishtina ka marrë një fitore të artë 1-2 ndaj Trepçës'89 në transfertë. Skuadra kryeqytetase ka fituar vetëm në minuntën e 97-të, falë një goli të shënuar nga Leonit Abazi, ish-mbrojtësi i Skënderbeut në Kategorinë Superiore.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Dellova në minutën e 52-të duke kaluar Prishtinën në anantazh, ndërsa Trepaça barazoi në të 91-të me Muja. Kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, Abazi gjeti rrugën e rrjetës duke i dhënë kështu 3 pikë Prishtinës. Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vendin e dytë më 44 pikë, një pikë më pak se Ballkani që ka një ndeshje më pak.
Poll