Ish-lojtari i Partizanit, Dinamos dhe Tiranës, në Superiore, Fatmir Hysenbelliu, ka folur në lidhje me ekipin që është tifoz në Shqipëri.
I ftuar në televizionin "Klan", Hysenbelli tha se ai ka qenë gjithmonë me Tiranën, tifoz, madje te ky ekip është ndjerë shumë mirë kur luante, por edhe për Partizanin gëzon respekt, pasi ka luajtur edhe për ta.
Biznesmeni shtoi se ai është tifoz i "flaktë" i Juventusit.
"Gjithmonë kam qenë tifoz me Tiranën, që i vogël. Edhe kur luaja për bardheblutë jam ndjerë shumë mirë. Por kur u transferova te Partizani, nuk e shihja më si rival edhe të kuqtë më pëlqenin. Jam me Juventusin", u shpreh ish-futbollisti, i cili tashmë është biznesmen.
Poll