
Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Elvin Beqiri, në një prononcim të dhënë për Supersport, ka folur kompeticionin "Liga e Kombeve", ku Shqipëria merr pjesë. Beqiri tha se në këtë kompeticion, Shqipëria ka shanse reale, pasi ka një ekip të mirë.
"Elementet duken interesante, pasi janë afruar lojtarë të rinj të marrë nga Shpresat. Tashmë duhet të shihen, pasi këto miqësore shërbejnë për të parë këto elemente. Faza e mbrojtjes është mirë, pavarësisht faktit se Ansi Agolli do t'i mungojë Kombëtares, pasi ka qenë një pikë e fortë për Shqipërinë. Megjithatë ka shumë elemente të rinj që mund t'i dublojnë këto mungesa dhe të kemi një Kombëtare sa më të fortë në të ardhmen.
Shqipëria ka potencial. Liga e Kombeve është një reklamë e madhe për ne, edhe për lojtarët. Ekipet që kemi përballë janë të forta, si Skocia dhe Izraeli. Ne kemi skuadrën tonë, shpresojmë që të marrim maksimumin në këtë kompeticion."