Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ish-lojtari i TIRANËS titullar, trajneri i VLLAZNISË ndan mendjen për BYLISIN

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-lojtari i TIRANËS titullar, trajneri i VLLAZNISË ndan mendjen

Vllaznia do të luajë sot në transfertë kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Shkodranët do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv për të arritur objektivin, renditjen mes 4 vendeve të para.

Trajneri Thomas Brdariç ka përgatitur për gjatë gjithë javës këtë sfidë dhe siç mësohet, ka zgjedhur të bëjë ndryshime edhe në formacionin titullar. Tekniku i shkodranëve do të hedhë në fushë nga minuta e parë, sulmuesin Albion Avdijaj që do të luajë në krah të Imerit.

Sakaq pjesa tjetër e formacionit do të jetë e njëjtë. Gjasat janë që Vllaznia të zbresë në fushë me këtë 11-she titullare: Zogoviç, Gurishta - Shehi - Adili - Isaevski, Krymi, Marku - Jonuzi - Hoxhaj, Imeri - Avdijaj

Kujtojmë që Albion Avdijaj iu bashkua shkodranëve në merkaton e dimrit teksa u largua nga Tirana për kuqeblutë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga