
Saimir Pajtushi ish futbollist i Tiranës është i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH, ku është duke u diskutuar për ecurinë e kampionatit shqiptar deri më tani. Pajtushi u ndal për të folur mbi situatën e ish klubit të tij Tiranën, ku nuk kuresu kritikat për lojtarët bardheblu. Në fjalën e tij Pajtushi nënvizoi se kjo gjendje aktuale nuk është e denjë për klubin bardheblu.
"Lojtarët e Tiranës kanë ardhë me petkun e kampionit. Shumë lojtarë aty nuk e meritojnë atë fanel. Kanë emrin, por nuk e meritojnë atë vend aty. Më kanë zhgënjyer që në fillim kur dolën e thanë do jemi kampion. Këta emra sa vijnë dhe sfumohen. Në ndeshje nuk shikoj 6 apo 7, por vetëm dy tre lojtarë. Të tjerët nuk janë. Unë nuk e kuptoj këtë menaxherllëkun e Tiranës. Vjet shpëtuan nga rënia, këtë vit jemi kampion. Tirana nuk pajtohet asnjëherë me këtë gjendje që është. Një moskordinim tifozë klub, tifozë president. Diskutojmë shpesh hiqni fanelat. Pa i hequr vlerat Kukësit, të mbash topin në këtë lloj fare mënyre, mendoj se është vetvrasje",