
Nuk është hera e parë që milioneri shqiptar, Fatmir Hysenbelliu përflitet për histori rozë për lidhje me modele shqiptare apo dhe të huaja. I tillë është dhe rasti i fundit për të cilin është përfolur sërish ish-lojtari i Tiranës dhe Partizanit.
Ditët e fundit, Hysenbelliu ka qenë duke pushuar në plazhet e Majemit, rastësi apo jo, në të njëjtin hotel ka qenë duke pushuar dhe modelja e njohur shqiptare Megi Ndokaj. Postimet e të dy personazheve kanë qenë në të njëjtat vende dhe vizitat e të dyve kanë qenë në të njëjtat ambiente. Rastësi dhe kjo gjë?!
Lidhur me këtë detaj, ka folur për "In TV", modelja 21-vjeçare, Megi Ndokaj, e cila a zbuluar se e gjitha kjo ka qenë një rastësi. Ndërkohë që Hysenbelliu ka qenë duke pushuar në Majemi, bukuroshja ka pasur një udhëtim pune në po të njejtin vend, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet Hysenbelliu dhe Ndokaj të kenë qenë bashkë në Majemi.
[gallery columns="1" size="full" ids="180257,180256,180255,180254"]