Ish- futbollisti i kampioneve të Shqipërisë, Sabien Lilaj, është zgjedhur për të qenë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Azerbajxhan, me ekipin e Gabalës. 29-vjeçari zgjidhet mes më të mirëve të javës në kampionat, duke u shndërruar në një lider për skuadrën e tij.
Forma e mirë e mesfushorit, me shumë mundësi do të kënaqë edhe trajnerin Christian Panuçi, i cili mund ta vendosë Lilajn në formacionin titullar në dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Uellsit dhe Skocisë.
Poll