Skënderbeu fitoi mbrëmë me rezultatin 3-2 kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Pikërisht për këtë sfidë ka reaguar ashpër ish-drejtori i Turbinës, Ardi Gjançi që përmes një postimi në rrjetet sociale i përvishet të kuqve.
Sipas tij, kampionët e Shqipërisë janë ata që kanë dërguar letra anonime kundër Skënderbeut në UEFA, janë mbështetur nga arbitrat me penallti të pamerituara, ndërsa në fund e mbyll duke deklaruar se asnjëherë s'do të mund të triumfojnë ndaj bardhekuqve, pavarësisht mjeteve të përdorura.
Reagimi i Ardi Gjançit:
"As letrat anonime spiunësh që dërgoni në UEFA, as suporti i fëlliqur i qeverisë, as penalltitë e dhëna në mënyrë të pamerituar dhe as mbështetja e kokë palarëve që bërtasin për ju, nuk do ju shpëtojn dot nga taka në fyt që do ju vendosë Skënderbeu sa herë të përballeni me ta. Forca Ujqërit e Dëborës".
