Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

IRONIA/ Në Rrogozhinë i “hoqën” titullin, Bylisi i “kërkon” nder… Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
IRONIA/ Në Rrogozhinë i “hoqën” titullin, Bylisi i

Java e fundit e Superiores do të vendosë përfundimisht verdiktet e kampionatit. Ditën e hënë në orën 16:00 do të luhen edhe 5 sfidat finale ku do të mësojmë kampionen, përfaqësuesit në kupat e Europës dhe ekipet që do të bien nga kategoria.

Dje ndodhi një çmenduri në Rrogozhinë. Bylisi i vendit të parafundit ndali Tiranën kryesuese me një barazim dhe i “hoqi” nga duart titullin kampion bardhebluve që tani e shohin veten pas Partizanit. Bylisi luan për veten e saj ndaj “hatërmbetje” nuk mund të ketë.

Gjithsesi ironia e fatit është se në javën e fundit, ballshiotët u kërkojnë një nder pikërisht Tiranës. Bardheblutë duhet të mposhtin Erzenin në mënyrë që ballshiotët të kapin të paktën zonën Play-Out por fillimisht duhet të fitojnë ndeshjen e tyre me Vllazninë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga