Ledian Memushaj është rrëfyer para pushimeve të verës, pas paraqitjes dinjitoze me Shqipërinë në “Euro 2016”, në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Centro”. Mesfushori i talentuar i kuqezinjve komentoi aventurën franceze, foli edhe për të ardhmen e tij, por gjithashtu nuk harroi të përmendte edhe shokët e ekipit të tij kombëtar.
-Memushaj, Shqipëria jote për pak sa nuk arriti të kualifikohej në fazat me eliminim direkt të Europianit. A jeni i zhgënjyer për faktin se u eleminuat që në turin e parë?
Pak po, edhe pse për ne ishte kompeticioni i parë i rëndësishëm. Për futbollin dhe të gjithë kombin ishte diçka shumë e bukur.
-Gjatë Europiani ju kanë etiketuar si “skuadër simpatike”…
Ne donim që të bënim sa më shumë rrugë, por dolëm nga Europiani me kokën lart.
-Ku keni gabuar?
Në ndeshjen e parë, Zvicra u tregua e zonja, se na vendosi në vështirësi në 20 minutat e para. Ata u treguan të zotët, por edhe ne nuk u sollëm siç duhej, pasi në fillim na mundën emocionet. Me Francën luajtëm shumë mirë dhe mendoj se ishim shumë të pafat, pasi u ndëshkuam në minutën e 90-të.
-Disa prej jush përmendën fjalën “stisje”, kur iu referuan ndeshjes mes Hungarisë dhe Portugalisë. A mendon edhe ti se ai barazim ishte shumë i rëndë?
Nuk besoj se Hungaria dhe Portugalia kanë stisur rezultatin. Rreziku ishte i lartë që kjo të ndodhte, por nuk dua që të mendoj të tilla gjëra. Them se dizavantazhi ynë i vetëm ishte se kemi luajtur përpara të gjithë të tjerëve. Të gjitha skuadrat e tjera luanin duke ditur rezulatin tonë. Ne s’mund të bënim llogari, ndërsa të tjerat po.
15 qershor, Marsejë, çfarë të vjen në mendje?
Ndeshja kundër Francës. Debutimi ishte shumë i bukur, emocinues dhe për mua do të jetë një kujtim që nuk do ta harroj kurrë. Të luash në një stadium të mbushur
me francezë, ku brenda ndodheshin edhe 30 mijë shqipëtarë, nuk ka të paguar.
-Cili është kujtimi më i mirë nga Europiani?
Momenti që nuk do të harroj kurrë prej atij turneu është ai që i paraprinte ndeshjes me Rumaninë. De Biazi na tregoi një video të tifozëve shqiptarë, që donin të na falenderonin për atë që kishim bërë.
-Për ju, edhe pjesëmarrja në Europian ka qenë një fitore, apo jo?
Është e vërtetë, kjo ka qenë fitorja e një skuadre furtbolli, por dua të shtoj se ka fituar e gjithë Shqipëria.
-Futbolli shqiptar po prodhon shumë lojtarë interesantë…
Në Shqipëri ka shumë lojtarë të mirë. Rrezultatet tona në Europian tregojnë se ka një fluks të ri lojtarësh shumë premtues. A mund të na përmendësh ndonjë emër?
Ka disa lojtarë që luajnë në kampionatet më të mira të Europës. Unë përmend Ajetin, Sadikun dhe Berishën. Tre lojtarë shumë të fortë.
-Të qëndrojmë pak tek Ajeti. A je në dijeni të interesit që ka Pescara për atë? A ke biseduar me shokun tënd të ekipit?
Arlindi është një mbrojtës i madh dhe sapo mora vesh që Pescara e donte i telefonova. I fola për shoqërinë dhe qytetin. Mua do të më pëlqente ta kisha në ekip, edhe pse në këtë aspekt nuk mund të bëj shumë, pasi nuk janë çështje që më përkasin mua.
-Ti je njëri prej lojtarëve më të ndjekur në merkato. Bolonja të ka studiuar. Çfarë mendimi ke?
E ardhmja ime quhet Pescara. Jam shumë mirë këtu dhe qyteti është fatastik, ashtu siç janë edhe tifozët. Unë nuk flas për merkaton, pasi dua të mbetem i kësaj skuadre.