Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

INTERVISTA/ Veterani i së Parës ''kërcënon" Bylisin dhe komenton Disiplinën: Jemi 100% kampion, SUPERIOREN e fiton...

Shkruar nga NEWSPORT

Besa mori një humbje ndaj Lushnjes në javën e 17-të të Kategorisë së Parë. Një humbje që e largon edhe më shumë nga Bylisi që aktualisht ndodhet 4 pikë larg, por që pritet të marri fitoren në tavolin duke parë që Tomori nuk u paraqit në Ballsh. Diferenca shkon në 7 pikë dhe në Kavajë besojnë se në fund do të dalin kampion edhe pse Bylisi është shkëputur ndjeshëm. Në një intervistë për Newsport.al, mesfushori i Besës, Ervis Caco i cili u transferuar gjatë merkatos së janarit nga Tomori ka folur për humbjen ndaj Lushnjes, ambjentimin me skuadrën e re, si dhe shprehet i bindur se në fund Besa do të dal kampion.

Keni humbur ndaj Lushnjes, dhe jeni shkëputur 7 pikë nga Bylisi. Si e komentoni këtë situat?

Është një humbje që nga djek të gjithëve, por edhe një mësim për të ulur kokën dhe për të punuar më shumë. 7 pikë nuk janë shumë duke parë që në fazën e 3-të përgjysmohen pikët.

Si e komentoni mos paraqitjen e ish-skuadrës tuaj, Tomorit ndaj Bylisit?

Më vjen keq për Tomorin, por nuk jam në brendësi të situatës që është momentalisht, po besoj se Tomori ka fituar me futboll të pastër ndaj Apolonisë.

A ndikon kjo në prishjen e garës?

Normalisht që ndikon, pasi ekipi ballshiot mori një 3-pikësh pa u djersitë fare.

Jeni bashkuar me Besën gjatë merkatos së janarit. Sa jeni përshtatur me skuadrën e re?

Të them të drejtën jam përshtatur shumë shpejt edhe fal çunave që më kanë pritur shumë mirë. Është një ambient super dhe i falenderoj për mikëpritjen.

Mendoni se Besa mund të shpallet kampion në fund të sezonit?

Jam shumë i bindur që Besa do të shpallet kampion në fund të sezonit. Kemi punuar shumë dhe jam i bindur 100% se do arrijmë Superioren.

Një mendim për Superligën. Kush mendon se do të fitoj titullin kampion këtë sezon?

Partizani ka shumë shanse për të fituar titullin, pasi kanë një ekip shumë solid, por edhe Kukësi nuk mbetet pas.

Nëse do mbërrinte një ofertë nga Superliga, kë skuadër do zgjidhje?

Dëshira ime është të luaj me Besën në Superiore, kështu që skuadra që zgjedh është Besa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga