Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Intervista/ Flet Granit Xhaka: Ja sa e vështirë ishte të mësohesha me Arsenalin

Shkruar nga NEWSPORT

Përpara takimit të së dielës, në ndeshjen e javës së 22-të kundrejt Burnley-t në Premier Ligën angleze, Granit Xhaka ka dhënë një intervistë për Sky Sports.

Në të kaluarën Xhaka ka pranuar se ai ishte shumë i emocionuar nga telefonata e teknikut Arsen Wenger dhe për shkak të saj e ka patur të vështirë komunikimin me të. Pas telefonatës mesfushori e dinte se së shpejti do të vishte fanellën e Arsenalit.

"E kam ndjekur që i vogël Premier Ligën, që kur un isha akoma i ri në futbollin profesionist ", thotë mesfushori, i cili është hedhur me kursim në lojë nga tekniku Wenger, kur ishte akoma fillimi i sezonit.

Ndër të tjera Xhaka shton se Premer Liga është gjithmonë duke ecur me ritme të shpejta dhe se kur je në lojë duhet pak kohë të mësohesh me stilin e lojës angleze. Bundesliga sipas tij ka ritme më të ngadalta.

"Është e shpejtë dhe më e ashpër, që e ndan atë nga ligat e tjera të mëdha në Europë." thekson Xhaka.

granit-xhaka-arsenal-watford_3777343

Tashmë ai është ambjentuar me skuadrën dhe ligën të cilën e ka pasur ëndërr që në fëmijërinë e tij.

"Çdo lojtari të ri në skuadër, i duhet kohë që të mund të adaptohet me pjesën tjetër të ekipit. Unë besoj se kam arritur më së miri ta bëj këtë", shton mesfushori.

Lëvizja në Angli ka bërë që Intervistat e Granitit të jenë të pakta në muajt e parë. Vlen të përmendet fakti që ai i ka dhënë ato në gjuhën gjermane. "Gjuha e re për t'u mësuar, kultura, mentaliteti kanë qënë të vështira fillimisht, por besoj se e kam integruar më së miri veten në këtë ekip deri më tani", thotë ai.

Granit Xhaka ka lindur në Zvicër në vitin 1992, jo shumë kohë pasi prindërit e tij u largua nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë.

"Ne ende e vizitojmë shpesh Kosovën dhe shkojmë atje për pushime",shprehet Xhaka, i cili ka fituar rreth 50 paraqitje për Zvicrën.

[caption id="attachment_75387" align="alignnone" width="455"]35281D0F00000578-3636643-image-m-34_1465658031144 vellezerit xhaka[/caption]

Vëllai i madh Taulant Xhaka përfaqësopn denjësisht kombëtaren Shqiptare.

"Edhe unë nëse do të kisha lindur në Kosovë, sot nuk do isha duke përfaqësuar këtë shtet. Unë duhet të falenderoj Zvicrën për çka ka bërë duke më shkolluar,mësuar për të luajtur fuboll dhe për karrierën time atje.Unë dua të falënderoj prindërit e mi të cilët më kanë ndjekur pas në ëndrrën time për tu bërë futbollist, dhe sigurisht unë kam punuar goxha për të arritur këtu ku jam tani.Është shumë herët të thuhet se çfarë do të ndodhë këtë sezon. Një klub si Arsenali është normale që pritjet janë të larta, ky klub duhet të konkurrojnë për tituj dhe kjo është ajo që ne duam të bëjmë." përfundon ai.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga