Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi nis kontaktet me agjentin, zbulohet oferta e zikaltërve për Dybala

Shkruar nga NEWSPORT
Interi nis kontaktet me agjentin, zbulohet oferta e zikaltërve për

Paolo Dybala ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Juventusin. Sulmuesi argjentinas dhe bardhezinjtë kishin gjetur akordin pak muaj më parë për një kontratë të re me një pagë 8 milionë euro në sezon plus 2 bonuse, por Juventusi ka bërë hapa pas dhe i ka kërkuar Dybala të presë ende.

Një gjë e tillë duket se nuk i ka pëlqyer aspak argjentinasit që tashmë ka vendosur të mos pranojë rinovimin dhe dëshiron të dërgjojë oferta të reja. Mediat italiane bëjnë me dije se në garë për të marrë shërbimet e tij është futur edhe Interi.

Drejtuesit zikaltër kanë nisur kontaktet me agjentin e tij, Antun dhe i kanë prezantuar ofertën. Për Dyabal, Interi ka ofruar një kontratë 5-vjeçare me pagë 7.5 milionë euro plus dy të tjera në formë bonusesh. Agjenti i lojtarit pritet të jetë në Itali në fund të muajit janar dhe do të ulet të diskutojë me Juventusin, por edhe me Interin.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga