
Talenti shqiptar, Kristian Asllani, është kthyer tashmë në një lojtar i rëndësishëm për Empolit dhe paraqitjet e tij të mira në Serie A, kanë bër që disa ekipe të kërkojnë shërbimet e mesfushorit kuqezi.
Një prej skuadrave që interesohen për kartonin e Asllanit, është dhe Interi. Këtë gjë, e konfirmoi edhe trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli, i cili në në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Salernitanan, u shpreh: “Asllani duhet të fuqizohet më shumë dhe të jetë pak më i qartë para portës”.
“Duhet t’i japim kohën që i nevojitet. Të gjithë këta futbollistë si Asllani, duhet të piqen fillimisht. Duhet të kesh durim për të pritur maksimumin e talenteve të tillë. Aslllani që në këtë moment, ka kualitete të mëdha dhe mund të luajë kudo, por dihet se mesfusha do kualitet fizik, teknik dhe moral"
"Mund të konfirmoj se Asllani është duke u parë nga shumë klube të mëdha, veçanërisht po ndiqet me shumë vëmendje nga Interi”, u shpreh trajneri i Empolit, Andreazzoli.