Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer transferimin e Robin Van Persie tek skuadra e Frenk De Boer. Sulmuesi i kombëtares holandeze ka një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor me Fenerbahçe, por që drejtuesit turq e kanë lënë të lirë atë.
Interi ka hyrë në tratativa me holandezin, ndërsa De Boer ka dëshira që ta ketë në ekip 33-vjeçarin që është dhe kapiteni i Holandës. Ish-lojtarit të Manchester United i është ofruar kontratë 2-vjeçare nga zikaltërit dhe tashmë pritet që të përfundojë marrëveshja.
[caption id="attachment_18437" align="aligncenter" width="1200"] Sulmuesi Robin Van Persie[/caption]
Poll