
Luis Muriel është në radarin e Interit dhe Juventusit. Sulmuesi i Atalantës pëlqehet shumë dhe në merkaton e verës mund të shndërrohet në objektivin kryesor të dy klubeve të sipërpërmendura. Pikërisht për këtë ka folur drejtori sportiv i Atalantës, Luca Percassi.
22 gola të shënuar dhe plot 9 asiste, janë statistika të mrekullueshme për Muriel. Sidoqoftë Percassi u mbyll derën Interit dhe Juventusit teksa është shprehur se nuk është në plane për t'u shitur, raporton Calciomercato.it.
"Atalanta dëshiron ta mbajë Muriel. Për sa i përket tregut, për momentin nuk ka asgjë konkrete, përveç ideve tona për t'u bërë edhe më konkurrues vitin e ardhshëm", ka thënë ai duke paralajmëruar në këtë mënyrën Interin dhe Juventusin.