
Zërat për largimin e Alexis Sanchez sa vijnë e shotohen. Kiliani nuk duket të jetë në planet e Simeone Inzaghi për sezonin e ri. Është e përditëshmja italiane Gazzetta dello Sport që bën me dije një interes të madh nga rradhët e francezëve të Marseille.
Sanchez nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e sotme kundër Lionit. Vazhdojnë negociatat me Olympique Marseille edhe pse francezët nuk kanë arritur ende një marrëveshje finale. Klubi i Inter kërkon që të shtojë 5 milionë euro për kartonin e Alexis Sanchez.
Veterani 33 vjeçar u përdor më së shumti si lojtar stoli për skuadrën e Inter sezonin e kaluar, duke luajtur 886 minuta dhe duke kontribuar me 5 gola, pasi ata përfunduan në vendin e dytë në Serie A. Sezoni 2021-22 ishte numri më i ulët i minutave të Sanchez në ligë që nga mbërritja në San Siro në 2019.