Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ilir META s'i ndahet futbollit, presidenti s'përmbahet: Desh e rrëzuat për tokë portën kundërshtare

Shkruar nga NEWSPORT

Presidenti i vendit, z. Ilir Meta njihet për mbështetjen që jep për sportin. Duke qënë një ish peshngritës, ai asnjëherë nuk e ka fshehur se ka dashuri për aktivitetet e ndryshme sportive. Në një postim të fundit në rrjetin e tij Twitter, numri një i vendit tregon se bën tifo për ekipin nga Gllasgou. Është pikërisht Selltik ekipi i preferuar i tij. Në postim, Meta shprehet i emocionuar për fitoren shkaterruese që bardhjeshilët arritën mbrëmjen e djeshme në kupën e Ligës.

Mos harrojmë se kjo nuk hera e parë që presidenti shpreh mbështetjen e tij për këtë ekip. Meta ka qënë në Sarajevë më 9 korrik të këtij viti, aty ku Selltik u ndesh për eleminatoret e Europa Liges, kur tifozët nga ishulli i bënë një surprizë duke e "rrëmbyer" mes tyre për një foto.

Ja postimi i plotë i presidentit:

5-0. Hej miq, sot luajtëm futboll apo tenis? Për pak sa nuk e rrëzuat në tokë portën e kundërshtarit! Super ! Jeni të mrekullueshëm! Suksese në gjysmëfinalen e League Cup! Once you're Celt you're always a Celt .

Tags:

Lajme BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga