Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ilir Daja kërkesë publike: Dua që 3 pretendentet për titull të luajnë bashkë...

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja kërkesë publike: Dua që 3 pretendentet për titull

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka bërë një kërkesë të veçantë për takimet e mbetura të Superligës.

Daja kërkon që kampionati në vijim të zhvillohet në një ditë dhe në një orar, të paktën tre ekipet pretendente për titull.

Kjo do e bënte garën më interesante dhe nuk do u jepte mundësinë që ndonjë ekip të shihte se ç’bënte rivali, gjë që më pas herë ndikon pozitivisht e herë negativisht.

“Do të ishte më mirë, që të gjitha ndeshjet të ishin në një ditë dhe në të njëjtin orar. Kjo duhet të pranohet nga të gjithë dhe nuk ka pse t’u jepet disa ekipeve mundësia të shohin se çfarë ndodh me kundërshtarët një ditë më parë ose edhe një ditë me vonë. Të paktën të tre ekipet, që luftojnë për titull, duhet të luajnë në një ditë dhe në të njëjtin orar”, ka deklaruar Daja.

Këtë javë Kukësi e Partizani përballen mes tyre të premten, ndërsa Skënderbeu pret Vllazninë të shtunën në Korçë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga