Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ilir Daja flet për fitoren dhe lutet për bardheblutë: Nuk e kam parë penalltinë, ishalla nuk bie Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja flet për fitoren dhe lutet për bardheblutë: Nuk e kam

Ilir Daja ka folur pas fitores me Tiranën. Trajneri i Skënderbeut deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Presioni është i madh, por duhet të jemi të qetë për ta lexuar ndeshjen. Nuk duhet të kishim shkuar në ato situata të vështira, por lodhja bën të veten. Rezultati ishte vetëm fitorja, ndaj presioni ishte mjaft i madh si për ne në pankinë, por edhe për lojtarët në fushë. Ka qenë një shpërndarje jo e mirë e lojtarëve në fillim që bëri të mos kishim futbollistë në sulm. Kjo ka qenë ajo që nuk funksionoi në pjesën e parë. Tirana u spostua në gjysmë-fushën e saj pasi nuk donte të dilte pa pikë.

Në zonën e golit, Salihi nuk kishte mbështetje. Edhe Xhejms sot ka luajtur shumë poshtë.

Për penalltinë nuk e kam parë dhe nuk e di se çfarë të them. Tirana ka disa lojtarë që godet me kundërsulm. Përveç që duhet të shtonim dozën sulmuese, duhet të kishim edhe kujdes që të mos prisnim ekuilibrat në ekip. Ndeshja fitohet edhe me penallti.

Arbitrat e huaj nuk janë më lart se ne, por mund ta menaxhojnë më qetë ndeshjen.  Për të pasur një menaxhim më të mirë të tifozëve në Kukës, e theksoj jo për nivelin, do të ishte mirë që të kishim një treshe arbitrash të huaj në ndeshjen kundër Kukësit.

Tirana është skuadra më e titulluar në Shqipëri dhe nëse nuk do të jetë pjesë e Superligës, ishalla jo, atëherë vlerat e kampionatit sigurisht që do të zbehen", përfundoi Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga