Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ilir Daja flet pas debutimit: Kemi akoma për të bërë, pres Salihin dhe Predeskun

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja flet pas debutimit: Kemi akoma për të bërë, pres

Ilir Daja ka folur pas ndeshjes me Flamurtarin, ku Skënderbeu arriti të fitonte me rezultatin 1-0. Tekniku kryeqytetas u shpreh për mikrofonin e Supersport:

"Natyrshëm që ishim përgatitur që ekipi nuk është në formën maksimale, pasi në Antalia zhvilluam dy seanca në ditë, por vinim nga një fazë e gjatë pushimesh prej 15 ditësh. Kemi pasur disa probleme në vertikalizime. Kemi pasur shanset tona përpara portës, megjithëse kundërshtari na ngacmoi herë pas here. Nuk mund t'i bëjmë gjitha në një kohë kaq të shkurtër.

Mungesa e Salihit është një mangësi e madhe, pasi dihet që është golashënuesi i ekipit. Mendoj dhe lojtarët duhet të vendoseshin në mënyrë jo të shkallëzuar.

Është e qartë, na mungoi vertikalizimi dhe gjithashtu edhe shpejtësia në prapavijë. Mendoj se lojtarët kanë një kondicion më të mirë. Mendoj që përmirësimi i gjendjes fizike të Predeskut do të na ndihmojë shumë në të ardhmen. Edhe rikthimi i Salihit do t'i japë një frymëmarrje tjetër skuadrës.

Përmirësimi i gjendjes fizike do t'i japë më shumë minuta Predeskut. Ai do t'i japë frymëmarrje tjetër skuadrës, pasi lufton mirë në zona të ngushta, por edhe në pasat vertikalë", përfundoi Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga