Bukuroshja e ekraneve shqiptare, Ilda Bejleri është fotografuar ditën e sotme nën shoqërinë e një mashkulli, ku nga fotoja shihet qartë që është Olti Curri.
Moderatorja e emisionit “Bar Sport Skedina”, kohët e fundit po shijon pushimet e saj, teksa këtë gjë na e ka treguar me anë të fotove të shumta që ka postuar. Por sot ajo ka vendosur të drekojë me opinionistin e njohur, Olti Curri. Siç duket edhe në foto, të dy janë shokë me njëri-tjetrin dhe në këtë kohë të nxehtë pushimesh, kanë zgjedhur të kalojnë së bashku një pjesë të kësaj dite.
Përveç shoqërisë së tyre, Olti dhe Bejleri kanë edhe një të përbashkët tjetër. Të dy janë personazhe shumë të njohur dhe të adhuruar nga publiku shqiptar.