
Ilda Bejleri ka folur për karrierën e saj në botën e medias, pasi ishte e ftuar në emisionin "Rudina". Gazetarja e Supersport, tregoi edhe për kolegët e tjera, si Vilma Mashën, Enkeleida Zeiko dhe Hygerta Sakon, marrëdhëniet që ajo kishte me to. Për Vilmën Bejleri deklaroi: "Ka ambicie ja arrin në jetë. E njoh që të vogël pasi kemi qenë në shkollë. Për mua është shumë e aftë për të bërë atë që bën".
Ndërkohë për Enkeleida Zeikon, Ilda theksoi që e respektonte, por nuk e njihte: "Nuk e njoh. Është një gazetarë që ka bërë diferencën. Është për tu marrë shëmbull".
Ndërsa për Hygertën bukuroshja e Supersport shtoi: "Njihemi por vetëm përshëndetje kemi. Duhet vlerësuar për pasionin që ka për sportin. Nuk është as ajo modeli im i gazetarisë. Ka diçka që mua nuk më bën që ti kopjoj. Nuk shoh diçka për ti kopjuar. Më duken model i vjetër i vjetër i gazetarisë. Bota i ka bërë gazetarët personalitete. Këtë gjë nuk e kam parë tek Enkeleida dhe tek Hygerta. Nuk i njoh nga afër as Enkeleidën dhe as Hygertën", përfundoi Ilda Bejleri në emisionin "Rudina" në Tv-Klan.