Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ideja bëhet serioze, klubi i Premier League merr hapin e radhës për firmën me STRAKOSHËN

Shkruar nga NEWSPORT
Ideja bëhet serioze, klubi i Premier League merr hapin e radhës

Thomas Strakosha është në radarët e Newcastle në Premier League. Portieri i Shqipërisë ka kontratë deri verën që vjen me Lazion, ndërsa ende nuk ka dakordësi për rinovim mes palëve. Gardiani ka humbur vendin e titullarit në Serie A, teksa është aktivizuar në Europa League.

Interesimi i sheikëve të Newcastle sa vjen dhe bëhet më serioz, me The Sun që ka konfirmuar lajmin. Gjithçka pritet të kryhet qysh në janar, me Lazion që nuk kërkon një largim falas në verë të portierit.

Klubi nga ishulli ka ndërmarrë hapa konkretë në lidhje me dëshirën, teksa veç kontakteve të para me agjentët e futbollistit ka dërguar edhe emisarët për të parë Strakoshën nga pranë. Në ndeshjen e Europa League mes Marseille dhe Lazio (2-2), Strakosha ishte ndër më të mirët në fushë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga