Ditët e fundit është shtruar pyetje nëse do e dëshironin Icardin tek Napoli, duke u kryer kështu shkëmbimi i bujshëm midis tij dhe polakut Milik. Zërat e parë thonë se Conte është dakord për një shkëmbim të tillë dhe sëfundmi "po" ka thënë dhe polaku.
Një faqe napolitane në instagram ka postuar një foto të Icardit me fanellën e Napolit duke thënë: "Po apo jo?". Ka qenë polaku Milik i cili ka dhënë pëlqimin e tij mbi postimin dhe më pas e ka hequr, por tifozët kanë qenë të shpejtë dhe e kanë kapur në screenshot pëlqimin e tij.

Poll