Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Icardi bën "lëmsh" merkaton, argjentinasin e duan si zëvendësues të një BRAZILIANI

Shkruar nga NEWSPORT
Icardi bën "lëmsh" merkaton, argjentinasin e duan si

Tjetër pistë për Mauro Icardin. Sulmuesi argjentinas e ka shpallur divorcin me Interin dhe në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet te një tjetër skuadër.

Së fundmi, në garë për shërbimet e tij janë futur kampionët e Ligue 1, Paris Saint Germain. Francezët mund të shesin yllin e skuadrës, Neymar JR te Barcelona dhe konsiderojnë Icardin si zëvendësuesin ideal për të.

Gjithsesi, për të arritur te kartoni i sulmuesit, PSG duhet të ofrojë të paktën 70 milionë euro dhe të "thyej" konkurencën e Juventusit, Romës dhe Napolit, që thuhet se kanë shfaqur interes për 26 vjeçarin.

Besohet se Neymar do të kalojë në "Camp Nou" në një formulë shkëmbimi me Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic si dhe 100 milionë euro të dala nga arkat e Barcelonës, shifër e mjaftueshme për PSG-në që t'i hedhur në tryezën e Interit për Icardin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga