
Ibrahimoviç është ndalur të flasë për të ardhmen e tij dhe konkretisht për një rikthim të mundshëm në Serinë A. Ish sulmuesi i kombëtares suedeze ende nuk e ka vendosur se në cilin ekip do të aderojë, por gjasat janë që të jetë Milani i përzgjedhuri prej tij. Në prononcimin për GQ, Ibra sulmon një moment edhe Kristiano Ronaldon, teksa thekson se në botën e futbollit është vetëm një Ronaldo, ai braziliani.
"Ronaldo i vërtetë është braziliani. CR7 nuk krahasohet as me Messin, sepse në fushë Leo duket sikur luan Play-Station. Kristiano shkoi te Juventus për të fituar, kur ata kishin shtatë tituj në vijëmësi, nuk e kuptoj". Në këtë mënyrë Ibra ndez sfidën me Ronaldon, me ish lojtarin e Los Galaxy që do kishte ishte një konkurrent i portugezit në fazën e sulmit. Gjithmonë nëse Zlatan do luajë në Serinë A.