Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I trembet disfatave, TEUTA zbret sot në fushë ndaj "AMATORËVE

Shkruar nga NEWSPORT
I trembet disfatave, TEUTA zbret sot në fushë ndaj

Mbylli një sezon të vështirë, për të nisur një edicion akoma dhe më impenjativ. Teuta është skuadra shqiptare më aktive e momentit. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi i mahniti të gjithë në sezonin e shkuar, ku siguroi edhe një biletë për në raundet paraeliminatore të Europa League.

Shorti nuk ishte aspak i mirë për të, me durrsakët që "peshkuan" Ventspils. Një kundërshtarë mjaft i vështirë, që i ka detyruar "djemtë e detit" të nisin para kohe përgatitjet. Të udhëhequr nga Shkëmbi, Teuta ndodhet në Bullgari, aty ku po kryen fazën përgatitore në prag të sezonit të ardhshëm.

E pas miqësores me Laçin, të luajtur dhe të humbur në "Niko Dovana", Teuta do të zbres edhe sot në fushë, sërish në një tjetër test miqësor. Por ndryshe nga takimi me kurbinasit, të cilët janë një tjetër skuadër pjesë e kualifikueseve të Europa League, ditën e sotme, Teuta do të mas forcat me një ekip modest.

Bëhet fjalë për një kundërshtar që militon në kategorinë e dytë në vend, Kariana Eden e cila do i jap mundësi Shkëmbit për të përgatitur ekipin në prag të testit mjaft të vështirë të 11 korrikut ndaj Ventspils.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga