
Bundesliga gjermane ditën e djeshme nxori kalendarin e ri të kampionatit pas ndalesës për shkak të Coronavirus. Megjithatë nxitimin për të rinisur kampionatin duket se e ka ulur mjeku virolog Jonas Schmidt-Chanasit nga Instituti I Bernhard Nocht në Hamburg. Mjeku nuk beson në vazhdimin e futbollit në situatën e pandemisë që ndodhet bota, madje shton se futbolli mund të mos luhet për një vit. Teksa nuk sheh as si zgjidhje zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë pasi njerëzit do të mblidheshin edhe për lojtarë të panjohur dhe aktivitete të ulta.
“Ju duhet ti thoni lamtumirë. Nuk është realiste që sezoni I futbollit të përfundojë. Ne mund të shohim se cila është situata në Evropë dhe çfarë do të vijë në të ardhmen. Dhe nëse situata nuk shkon më keq, sërish futbolli nuk duhet të fillojë përsëri pasi do të çonte në përkeqësimin të ndjeshëm të situatës. Edhe ndeshjet pa tifozë nuk janë zgjidhje. Njerëzit do të takoheshin sërish dhe do të qëndronin së bashku. Ka shumë gjëra që duhet të vendosen, por për ngjarjet argëtuese duhet të vendosim në fund të vitit. Kjo situatë mund të ndodhë përsëri në 2021”, ka thënë mjeku gjerman për NDR SportClub.