Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

I dhuroi 100 mijë euro Tiranës, mbrojtësi shkëlqen në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga NEWSPORT
I dhuroi 100 mijë euro Tiranës, mbrojtësi shkëlqen në

Klinsman Cake po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Struga Trim&Lum në Maqedoninë e Veriut. Mbrojtësi është produkt i Akademisë së Tiranës, ndërsa në sezonin 2019 kaloi në vendin fqinj duke nënshkruar në ligën e dytë. Këtë sezon Struga ka bërë një sezon të mirë në ligën elitare të këtij vendi, me Caken që ka blinduar vendin në mbrojtje.

Me aftësitë e tij edhe në fazën e avancuar, Cake ka realizuar edhe gola spektakolarë që kanë bërë xhirron e rrjetit. Tej golave, assisti me të jashte që dhuroi javën e fundit për të tijtë ishte brilant, duke treguar edhe njëherë se veç qendërmbrojtës me vlerë, Cake di të ndihmojë skuadrën edhe në sulm.

21 vjeçari është produkt I Akademisë së Tiranës, teksa zhvilloi dy sezone me bardheblutë nga sezoni 2017-2019. Pak javë më parë bardheblutë e Tiranës fituan plot 100 mijë euro nga Struga, me UEFA që detyori klubin shqiptar në Maqedoninë e Veriut për të paguar taksën e formimit të lojtarit te Tirana.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga